24 ditë protestë në Divjakë kundër reformës së Maznikut, qytetarët: Divjaka bashki!

24 ditë protestë në Divjakë kundër reformës së Maznikut, qytetarët: Divjaka bashki!

Protesta e banorëve të Divjakës ka shënuar këtë mbrëmje ditën e 24-t që prej nisjes së saj kundër reformës së re administrative të propozuar nga mazhoranca. Protestuesit vijojnë të kërkojnë që Bashkia e Divjakës të mos përfshihet në projektin për riorganizimin territorial, i njohur si projekti “Mazniku”. Gjatë protestës, banorët që morën fjalën deklaruan se, krahas presioneve verbale, kanë nisur edhe gjobat ndaj bizneseve, të cilat, sipas tyre, synojnë të zbehin pjesëmarrjen në protestë. Megjithatë, protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën deri në marrjen në konsideratë të kërkesës së tyre që Divjaka të mbetet bashki më vete dhe të mos i bashkëngjitet Lushnjës. Protesta u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit dhe me thirrje kundër reformës së propozuar, ndërsa protestuesit përsëritën...