Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në një fazë të re të luftës me Iranin

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në një fazë të re të luftës me Iranin

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, ka deklaruar se konflikti me Iranin pritet të hyjë në një “fazë të re” shumë shpejt, duke pretenduuar se aleatët ndërkombëtarë do të bashkohen me Washingtonin për ta përfunduar operacionin. Në një intervistë për Fox News, Johnson tha se “se do të hyjmë në një fazë të re këtu shumë shpejt. Besoj se kombet aleate do të na ndihmojnë në fazën e ardhshme dhe do ta përfundojmë këtë.” Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë arritur tashmë një objektiv strategjik kyç. Johnson pretendoi se presidenti Donald Trump arriti të parandalonte Iranin nga posedimi i armëve bërthamore – një qëllim që, sipas tij, kanë pasur të gjitha administratat amerikane gjatë 50 viteve të fundit. “Njerëzit e dinë...