Dokumentet sekrete: Vuçiç i përfshirë në ‘gjahun e njerëzve’ gjatë rrethimit të Sarajevës

Dokumentet sekrete: Vuçiç i përfshirë në ‘gjahun e njerëzve’ gjatë rrethimit të Sarajevës

Gazetari kroat Domagoj Margetiq ka publikuar dokumente të cilat, sipas tij, janë pjesë e dokumentacionit të brendshëm dhe sekret të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës që lidhen me rolin e Aleksandar Vuçiqit në Rrethimin e Sarajevës. Në qendër të materialit është një dokument i datës 17 shkurt 1995, i lidhur me përpunimin operacional të koduar “Lovac”, apo “Gjuetari”. Dokumenti i atribuohet Nedžad Ugljenit, atëherë drejtues i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës. Sipas përmbajtjes së dokumentit të publikuar nga Margetiq, Ugljeni e identifikon Aleksandar Vuçiqin, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe në Beograd, si personin që koordinonte ardhjen e shtetasve të huaj në pozicionet e snajperëve nga ku, sipas dokumentit, qëllohej ndaj civilëve në Sarajevë. Në dokument...