‘Rama në burg’, mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

‘Rama në burg’, mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg” dhe ‘Rama jepe dorëheqjen’ është mbyllur protesta e 85-të në Tiranë. Pas fjalimeve para kryeministrisë protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen revoltës. Protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit duke përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke denoncuar keqqeverisjen, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve. Gjatë fjalimeve protestuesit ripërsëritën kërkesat e tyre, me kushtin e panegociueshëm për dorëheqjen e Ramës, në mënyrë që t’i hapet rruga krijimit të një qeverie tranzitore jopartiake me mandat 12-mujor, e cila do të ndërmarrë ndryshime ligjore dhe kushtetuese për garantimin e zgjedhjeve të lira. Gjatë protestës janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat në shtator do të jenë më të fuqishme....