Bashkëpunimi i tyre i dha fitoren Trabzonsporit, Muçi: E kam për nder të luaj me Salahun

Bashkëpunimi i tyre i dha fitoren Trabzonsporit, Muçi: E kam për nder të luaj me Salahun

Ernest Muçi dhe Mohamed Salah duket se e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar dha astin për golin e dytë të shënuar nga Salah, duke i dhënë kështu Trabzonsporit fitoren 2-1 kundër Istanbul Bashakshehirit. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka deklaruar pas ndeshjes se për të dhe për shokët e tij të skuadrës është një nder të luajnë përkrahë një futbollisti të nivelit të sulmuesit egjiptian. “Salah është një lojtar shumë i mirë. Të luash me të është një nder për ne. Të gjithë shokët e mi të ekipit ndihen njësoj. Duam të vazhdojmë aty ku e lamë sezonin e kaluar. Duam të vazhdojmë në këtë mënyrë. Edhe Salah përshtatet shumë mirë me ne. Shpresoj ta përfundojmë këtë sezon në një...