Amorim e nis me këmbë të mbarë, Milan del me tre pikë nga Torino. Atalanta bën detyrën në shtëpi (video)
Milan i drejtuar nga Ruben Amorim e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A. Kuqezinjtë mposhtën 1-2 Torinon në transfertë, në sfidën e luajtur në stadiumin Olimpik. Rasti i parë i rrezikshëm dhe i vetmi në pjesën e parë ishte në minutën e 30-të, ku Samuel Chukwueze futet në zonë dhe gjuan nga lart drejt shtyllës së djathtë, por portieri vendas, Mascardi, bën një pritje të shkëlqyer. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë foli e gjitha për kuqezinjtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 64-të, ku Alphadjo Cisse gjeti golin, pas asistit të Adrien Rabiot. Ky është goli i parë në Serie A, për për sulmuesin e ri...
Burimi:
telesport.al