Abissnet Superiore: Egnatia turpëron Tiranën që në javën e parë, Dinamo zihet në befasi nga Vora

Abissnet Superiore: Egnatia turpëron Tiranën që në javën e parë, Dinamo zihet në befasi nga Vora

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së parë në Abissnet Superiore. Kampionia në fuqi, Egnatia, e ka nisur sezonin e ri me këmbë të mbarë, duke mposhtur 3-0 Tiranën në Rrogozhinë, edhe pse me formacion të përgjysmuar, pasi Nevil Dede kishte lënë pushim disa titullarë, për shkak të ndeshjes së kthimit në play-offin e Europa League, në mesjavë ndaj Lillestrom. Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua shpejt, ku Diabate pas një depërtimi të bukur në zonë gjeti golin që në minutën e 9-të. Në minutën e 29-të ishte Numan Ajetovikj, i cili shënoi me kokë golin e dytë, pas krosimit të Alessandro Albanese. Në minutën e 40-të, ishte Eljon Sota që shënoi golin e tretë, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit....