PSG “zhgënjen” në ndeshjen e parë, por çfarë debutimi për Ferran Torres (video)

PSG “zhgënjen” në ndeshjen e parë, por çfarë debutimi për Ferran Torres (video)

23 Gusht 2026 22:45 Telesport PSG e ka nisur me barazim sezonin e ri në Ligue 1, duke barazuar 2-2 në transfertën ndaj Rennes. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 9-të, ku Sebastian Szymański shënoi një supergol, me një goditje fantastike nga distanca. SHIKOGOLIN Esteban Lepaul dyfishoi shifrat në minutën e 38-të, duke finalizuar në mënyrën e duhur aksionin e shpejtë. SHIKOGOLIN2 Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Rennes. Pjesa e dytë foli e gjitha për PSG-në. Në fillim të pjesës së dytë, del Ousmane Dembele dhe futet Ferran Torres, transferimi i bujshëm i verës. Pikërisht sulmuesi spanjoll do të bëhej protagonisti kryesor i ndeshjes, duke shënuar dy gola që në debutim. Fillimisht në minutën e 71-të, Torres gjeti golin e parë, pas një asisti...