Barcelonë e frikshme, katalanasit e nisin me “manita” sezonin e ri në La Liga (VIDEO)
Barcelona e ka nisur vrullshëm sezonin e ri në La Liga, pas fitores 0-5 në transfertë ndaj Elche. Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku protagonist ishte Raphinha. Braziliani u pengua brenda zonës, arbitri jep penallti. Raphinha e godet vetë penalltinë dhe topi përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN Në minutat shtesë, ishte Karim Adeyemi që gjeti golin, pas asistit të Raphinha. Ky është goli i parë për sulmuesin gjerman në La Liga. SHIKOVIDEON Shqetësim për katalanasit ishte dëmtimi i Gavit në fund të pjesës së parë, në vend të tij u fut Pedri. Në vijim do të mësohet nëse është diçka serioze ose jo. Edhe pjesa e dytë foli e gjitha për katalanasit. Në minutën e 65-të largohet Lamine Yamal dhe në vend të tij futet...
Burimi:
telesport.al