Juventusi e nis sezonin me fitore, ka minuta edhe për Edon Zhegrovën

Juventusi e nis sezonin me fitore, ka minuta edhe për Edon Zhegrovën

Sezoni i ri ka nisur me fitore për Juventusin. Bardhezinjtë kanë marrë tre pikët përballë Frozinones në ndeshjen e javës së parë të Serisë A. Juventusit i ka mjaftuar vetëm një gol për të siguruar fitoren. Ndeshja u vendos në minutën e 22-të të saj, atëherë kur Bremeri e dërgoi topin në rrjetë. Në këtë ndeshje pati minuta edhe për Edon Zhegrovën. Sulmuesi shqiptar zëvendësoi Konseisaon në minutën e 69 të lojës, duke luajtur gjithsej 25 minuta në këtë takim./Sport Ekspres/