Aktivisti Arben Kola nga protesta: I pabesi nuk ka më besë, nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës
Aktivisti Arben Kola ka folur para protestuesve kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qytetarët janë të lodhur nga skandalet dhe akuzat e vazhdueshme për korrupsion. Në fjalën e tij, Kola u shpreh se situata politike pritet të përshkallëzohet gjatë vjeshtës, teksa denoncimet për skandale të reja vijojnë të dalin në publik. Ai nënvizoi se kërkesa e protestuesve nuk lidhet me ndryshime në përbërjen e qeverisë apo largimin e ministrave njëri pas tjetrit. Aktivisti deklaroi gjithashtu se edhe një riformatim i plotë i kabinetit qeveritar nuk do ta ndryshonte qëndrimin e protestuesve, duke e konsideruar dorëheqjen e Ramës si kërkesën kryesore të tyre. “Ne presim vjeshtën e nxehtë nga ana njerëzore. Çdo ditë skandalet e panjohura më parë dalin në shesh përmes denoncimeve. Shqiptarëve iu ka...
Burimi:
gijotina.com