Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë, Kremlini: Nëse marrin pjesë, do të flasin!

Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë, Kremlini: Nëse marrin pjesë, do të flasin!

Bota E Diel, 23 Gusht 2026 17:34 Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump mund të zhvillojnë një takim në Kinë gjatë muajit nëntor, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Deklarata është bërë nga Yury Ushakov, ndihmës i presidentit rus për politikën e jashtme. Ai tha se një takim mes dy liderëve do të ishte i mundshëm nëse të dy vendosin të marrin pjesë në samit. “Nëse udhëheqësit janë në të njëjtin aktivitet, atëherë më duket se në mënyrë të pashmangshme do të takohen dhe do të flasin”, deklaroi Ushakov për televizionin shtetëror rus VGTRK. Megjithatë, zyrtari i Kremlinit sqaroi se deri tani nuk ka plane konkrete apo sinjale për një takim Putin-Trump. Sipas tij, samiti i APEC-ut...