Trump kërcënon Kanadanë: Duan përfitimet e një shteti pa qenë shtet!

Trump kërcënon Kanadanë: Duan përfitimet e një shteti pa qenë shtet!

Bota E Diel, 23 Gusht 2026 15:56 Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Kanadasë pas dështimit të negociatave tregtare mes dy vendeve, duke deklaruar se Otava kërkon “përfitimet e të qenit një shtet, pa qenë një shtet”. Deklarata e Trump vjen pasi bisedimet tregtare SHBA-Kanada u ndërprenë të premten në mbrëmje, duke i hapur rrugë vendosjes së tarifave të reja amerikane prej 50% për një sërë produktesh kanadeze. Në reagimin e tij të parë pas prishjes së negociatave, Trump akuzoi gjithashtu Kanadanë se për vite me radhë u ka vendosur fermerëve amerikanë “shuma masive tarifash”. Kryeministri kanadez Mark Carney e ka cilësuar vendimin e Trump një “llogaritje të gabuar”, duke argumentuar se tarifat e reja synojnë të “na dëmtojnë dhe të na përçajnë”....