Akuza për abuzim të pacientëve në spitalin psikiatrik të Kazakistanit

Akuza për abuzim të pacientëve në spitalin psikiatrik të Kazakistanit

Spitali Republikan Psikiatrik me Mbikëqyrje të Intensifikuar ndodhet në vendbanimin e izoluar të Aktasit, rreth 40 kilometra në verilindje të Almatit. I vetmi institucion psikiatrik i këtij lloji që ka siguri të lartë në Kazakistan, kompleksi i fortifikuar ndodhet në skajin perëndimor të një zone të madhe industriale me miniera dhe gurore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kazakistanit, më shumë se 80 për qind e pacientëve në këtë institucion kanë kryer “krime të rënda ndaj të tjerëve” dhe mbahen aty nën një regjim të trajtimit të detyrueshëm mjekësor, të urdhëruar nga gjykata. Deri tani, ka pasur pak informacion të qasshëm publikisht për atë që ndodh pas mureve të spitalit të Aktasit. Por, së fundi një ish-pacient publikoi disa video në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime...