Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës
Një incident është regjistruar në Krastë të Krujës ku zjarrfikësit po vijojnë punën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Një person ka shtënë dy herë me armë për të paralajmëruar zjarrfikësit që të largohen. Këta të fundit kanë njoftuar policinë dhe po vazhdojnë me përpjekjet për të izoluar 5 vatrat që ndodhen në disa pika. Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, me mbështetje nga Kamza dhe Vora, ndërsa po ndërhyhet nga ajri me 1 helikopter. Ministria e Mbrojtjes thotë se kjo është aktualisht zona ku është përqendruar vëmendja kryesore, pasi zjarri paraqitet me intensitet dhe pranë zonave të banuara. Gjatë orëve të drekës, zjarri në zonën e Pishë Poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar...
Burimi:
javanews.al