Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin
13 të burgosur shqiptarë janë riatdhesuar në kuadër të një skeme prej 8 milionë paundësh, e cila synonte të kthente në vendet e tyre rreth 200 të dënuar në Britaninë e Madhe për krime të rënda. Sipas ‘The Sun’, shqiptarët përfaqësojnë kombësinë më të shpeshtë në burgjet britanike në 7 vitet e fundit, me rreth 940 të burgosur (9-12% e të burgosurve të huaj). Gazeta britanike zbuloi se çdo ditë burgosen rreth 5 shqiptarë, shumë prej tyre emigrantë të paligjshëm që kanë mbërritur me gomone ose kamionë, në këmbim të një pagese prej 20 mijë paundësh. Mes atyre që ende presin të transferohen janë 15 vrasës të dënuar me burg përjetë. Ndër ta është edhe Koci Selamaj, 41-vjeçari i dënuar për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, 28...
Burimi:
javanews.al