Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania po forcojnë mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, pas intensifikimit të sulmeve ruse dhe kërkesave të Kievit për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar përshpejtimin e dërgimit të raketave dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Kievi pritet të marrë gjithashtu licencë për prodhimin e raketave penguese, ndërsa Parisi synon të përshpejtojë furnizimin me raketa lundruese me rreze të gjatë dhe armatime të tjera, shkruan A2CNN. Nga ana tjetër, Gjermania do të kontribuojë me 10 milionë euro në një fond të NATO-s për Ukrainën. Financimi do të përdoret për furnizime me energji, materiale mjekësore dhe sisteme për mbrojtjen kundër dronëve. Mbështetja e re vjen pas sulmit rus ndaj një qendre tregtare në Krivji Rih, ku, sipas informacionit...