Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen në organizatë kriminale

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen në organizatë kriminale

Një zjarr që shkatërroi një fabrikë jahtesh në Bosnje-Hercegovinë ka çuar në arrestimin e katër personave, mes tyre edhe djalit minoren të ministrit të Kulturës të Kantonit të Sarajevës, Kenan Magoda. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se lidhet me krimin e organizuar, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin se kush e porositi sulmin. Flakët përfshinë më 21 gusht fabrikën “Derubis Yachts” në qytetin e Vitezit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Bashkëpronarja e kompanisë, Lejla Kraljević, deklaroi menjëherë pas ngjarjes se ishte e bindur se bëhej fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, dyshim që u përforcua edhe nga hetimet e policisë.Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan katër të dyshuar, mes tyre dy të mitur. Ministri Kenan Magoda konfirmoi se njëri prej tyre është djali i tij...