Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e ministra dalin nga vila qeveritare në Pogradec

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e ministra dalin nga vila qeveritare në Pogradec

Pas 7 orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Rama në Pogradec, takim i mbajtur me 12 drejtuesit politikë të qarqeve të vendit, si dhe kryetarët e komisioneve parlamentare dhe disa deputetë të PS. Burime brenda takimit bëjnë me dije se i gjithë fokusi i diskutimit ka qënë në mënyrën e re sesi do të paraqitet administrata publike tek qytetari, dhënia e shërbimit në mënyrë efikase, të shpejtë e komunikimin e ri që do të jetë midis ministrave – deputetëve – kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve rajonale. Në fjalën e kryeministrit Rama fokusi ka qenë tek arroganca jo e munguar në administratë, teksa ka kërkuar një ndryshim rrënjësor të sjelljes së saj me qytetarin e sidomos të atyre rasteve të cilët nuk kanë marrë zgjidhje. Ditën...