Mbështet “Revolucionin e Flamingove”! Pas Dua Lipës edhe Ermal Meta ‘braktis’ Ramën: Kjo tokë është e jona dhe nuk shitet
Këngëtari i mirënjohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike dhe korporative, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Është një këngë që flet për njerëzit, për njerëzit që e kuptojnë se ne nuk jemi asgjë, por që ndoshta kemi ende një gjë të vogël, fuqinë për t’u ngritur në këmbë kundër atyre që duan të na uzurpojnë tokën tonë”, u shpreh ai. Meta tha se ajo që po ndodh në Shqipëri e...
Burimi:
gijotina.com