Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Ditët e fundit ka shpërthyer një sherr i madh mes konspiracionistëve të protestës, e cila po shpërfaqet dita-ditës në postime në rrjetet sociale. Akuzat janë të ndryshme, duke filluar që nga përfitime fondesh të majme nga OJF, lidhje me Soros-in dhe deri te pagesat si mercenarë oligarkësh. Përplasja është bërë më e ethshme nga konspiracionisti Alfred Çako, i cili me një valë postimesh ka zbuluar se drejtuesit e protestës kanë gllabëruar fonde nga organizata të huaja. “Siç ju thashë dje, do fillojmë të hedhim gjithë OJF-istët që kanë gllabëruar fonde nga organizatat e huaja e dalin cicërrijnë atje tek mikrofoni si patriotë të mëdhenj. Me radhe do japim dhe të tjera. Sot me Sidorela Vatnikaj që e thërresin me statusin e soroistes dhe globalistes në...