Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Një biznesmen shqiptar i dënuar për evazion fiskal nga Gjykata e Tiranës, është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në vendin tonë. Dokumentet e gjykatës “City of Westminster Magistrate Court” parë nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, tregojnë se Armando XEKA 33 vjeç është arrestuar në bazë të urdhrit ndërkombëtar të arrestit, të lëshuar prej Interpol Tiranës. Gjykatës në Londër iu tha se Xeka, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg si i përfshirë në një skemë evazioni fiskal dhe në fshehje të të ardhurave në bashkëpunim. Armando Xeka po sipas dokumenteve të gjykatës kishte hyrë ilegalisht në Angli. Hetimet e prokurorit Bledar Valikaj në vitin 2021, zbuluan se Xeka dhe 5 biznesmenë të tjerë akuzohen për dy milionë euro evasion fiskal e...