Pas ‘Besës’, Rama prezanton edhe ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar shpikjen e re, “Pasqyrë Albania”. Pasi e ndriti me “Besën”, kryeministri ka nxjerrë një tjetër emërtim për mekanizmin me të cilin synon të ndryshojë komunikimin e qeverisë dhe institucioneve me qytetarët. Rama e prezantoi idenë pas mbledhjes së zhvilluar këtë të diel në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, e cila zgjati rreth shtatë orë. Sipas kryeministrit, “Pasqyrë Albania” do të shërbejë si një hapësirë ku qytetarët do të kenë të pranishme institucionet dhe do të mund të ndjekin se çfarë ndodh me kërkesat, shqetësimet apo ankesat që u drejtojnë atyre. Rama e shpjegoi mekanizmin duke e krahasuar me gjurmimin e një pakoje postare. “Ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën...
Burimi:
gijotina.com