Shkodra nën pushtetin e armëve, qeveria jep shfaqje

Shkodra nën pushtetin e armëve, qeveria jep shfaqje

Nga Luçiano Boçi Vetëm tri ditë pasi një qytetar u plagos me armë zjarri në mes të ditës, në lagjen “Partizani”, sot Dukagjini u përgjak nga vrasja e babë e bir dhe plagosja e rëndë e një qytetari tjetër. Nga qendra e Shkodrës deri në Pult, armët po flasin më shpesh se ligji. Këto nuk janë më episode të shkëputura. Janë kambana alarmi për degradimin e rendit dhe braktisjen e sigurisë publike. Policia shfaqet pasi krisin armët. Qeveria shfaqet më pas me njoftimin standard se “po punohet për zbardhjen e ngjarjes”. Por ku është shteti përpara se të merren jetë? Sa armë qarkullojnë lirshëm? Sa konflikte lihen të fermentojnë derisa përfundojnë në gjak? Terreni i vështirë nuk mund të jetë alibi për mungesën e shtetit....