Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u arratis, arrestohet autori pas 48 orësh

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u arratis, arrestohet autori pas 48 orësh

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, 48 orë pas një aksidenti tragjik në aksin Rrashbull–Xhafzotaj, ku humbi jetën një 41-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar drejtuesin e dyshuar dhe ka gjetur edhe automjetin tip “Benz A-Class” që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. 38-vjeçari, banues në Sukth, është arrestuar dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimit nga vendi i aksidentit”. Njoftimi i policisë/ Durrës Aksidentoi me automjetin që drejtonte një biçiklist, me pasojë vdekjen e tij, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 48 orësh, Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e automjetit. Në vijim të njoftimit...