Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!
Analisti Martin Leka ka komentuar mbledhjen e zhvilluar nga Partia Socialiste në Pogradec, duke u ndalur te ndryshimet e mundshme në qeveri, administrata dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Leka tha se ministrat kanë peshë të rëndësishme institucionale, por sipas tij fokusi kryesor duhet të jetë te administrata. Sipas tij, mbledhjet e zhvilluara nga socialistët në Pogradec duhen parë edhe në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Leka e cilësoi PS-në si një “makineri elektorale” që vijon të jetë e konsoliduar dhe të mbështetet në pushtetin lokal që kjo forcë politike zotëron në një pjesë të madhe të vendit. “ Problemi është sa motive ka për të bërë ndryshime në qeveri dhe sa impulse shtesë. Ministrat janë institucione që...
Burimi:
javanews.al