Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Nis protesta e 85-të para Kryeministrisë. Qytetarët janë mbledhur sërish sot, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e Edi Ramës. Përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën për largimin e tij, ndërsa nga tubimi është dëgjuar edhe thirrja “Ramoviç, jep dorëheqjen”. Protesta e kësaj të diele është vijim i tubimeve të përditshme që zhvillohen në Tiranë. Një ditë më parë, në protestën e 84-t u dëgjuan thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe kërkesa për largimin e kryeministrit. Përveç dorëheqjes së Ramës, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas platformës së tyre, duhet të përgatisë...