Rama zbardhdetajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit e qarqeve, hallet e qytetarëve në fokus
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci pas përfundimit të ditës së parë të takimeve për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit qeverisës. Në fokus të diskutimeve, sipas Ramës, kanë qenë “Besa”, “Prania Besnike” dhe mënyra e re e komunikimit të qeverisë me qytetarët. Rama njoftoi gjithashtu për krijimin e një ekosistemi të ri komunikimi, ku synohet që çdo kërkesë, shqetësim apo problem i qytetarit të ndiqet në kohë reale nga institucionet. Në këtë kuadër, kryeministri foli për “Pasqyrën Unike”, ku do të jenë të pranishme të gjitha institucionet. Sipas tij, çdo kërkesë e qytetarit do të trajtohet si një “pako postare”, e cila mund të ndiqet në kohë reale nga qytetari dhe shteti. “Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku...
Burimi:
vizionplus.tv