Thriller në Detin Jon/ Biznesmeni spanjoll bie nga një varkë me vela, gruaja qëndroi në anijen pa timon për 3 ditë
Çifti po udhëtonte me varkën e tyre nga Siçilia në Peloponez, kur 67-vjeçari thuhet se rrëshqiti dhe ra në det ndërsa pastronte një peshk në kuvertë. Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për biznesmenin 66-vjeçar spanjoll Juan José Mutilba Obregon, i cili rezulton i zhdukur që nga e marta, 18 gusht, kur ra në det nga varka e tij me vela gjatë udhëtimit nga Sirakuza në Pylos. Gruaja e tij 67-vjeçare, Carmen, udhëtonte me të, dhe ajo mbeti vetëm dhe pa komunikim në anijen pa timon për rreth tre ditë, derisa arriti të gjente një sinjal dhe të raportonte incidentin. Sipas asaj që është mësuar nga familja e tij, të martën në mëngjes dhe ndërsa po udhëtonte me gruan e tij për në Greqi...
Burimi:
syri.net