Çfarë po ndodh në Dukagjin? Raportohet për dy persona të vdekur dhe një të plagosur

Çfarë po ndodh në Dukagjin? Raportohet për dy persona të vdekur dhe një të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa informacionet janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë. Informacioni mbetet paraprak dhe pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet.