Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja
Policia ka identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar të aksidentit tragjik në Rrashbull të Durrësit, në aksin Shkozet-Shijak, ku humbi jetën 41-vjeçari Vasil Hasani. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i aksidentit, duke e lënë 41-vjeçarin, pa ndihmë, të shtrirë në rrugë, në errësirë. Vasili po kthehej në shtëpi në orët e para të së premtes, kur teksa lëvizte me biçikletë, rreth orës 02:00 u përplas nga një automjet. Për rreth katër orë, 41-vjeçari dyshohet se mbeti në rrugë pa marrë ndihmën e nevojshme. Vetëm rreth orës 06:00, një kalimtar e gjeti dhe njoftoi autoritetet, por për Vasilin ishte tepër vonë. Ai kishte humbur jetën. Vasili ishte baba i tre fëmijëve të mitur, dy djemve 14 dhe 10 vjeç dhe një vajze...
Burimi:
gijotina.com