‘Largohuni!’/ Të shtëna me armë në Krujë, një person paralajmëron zjarrfikësit që të largohen nga zona ku po ndërhynin për të shuar zjarrin

‘Largohuni!’/ Të shtëna me armë në Krujë, një person paralajmëron zjarrfikësit që të largohen nga zona ku po ndërhynin për të shuar zjarrin

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të një prej vatrave të zjarrit në zonën e Krujës, teksa zjarrfikësit po punonin për shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, personi ka qëlluar në ajër, duke paralajmëruar zjarrfikësit që të largohen nga zona ku po ndërhynin për të shuar zjarrin. Pas të shtënave, ai është larguar nga vendngjarja. Zjarrfikësit kanë njoftuar Policinë për incidentin, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për identifikimin e personit dhe rrethanat e ngjarjes. Pavarësisht incidentit, zjarrfikësit vijojnë punën në terren, duke u përpjekur të vënë nën kontroll dhe të shuajnë vatrat e zjarrit në zonën e Krujës.