‘Reforma territoriale një ‘kurth politik’ i qeverisë’/ Himçi: Rama e ka vendosur shkrirjen e bashkive, konsultimet janë thjesht formalitet
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet konsultimi për reformën e re territoriale. Në një intervistë për SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Himçi tha se procesi i konsultimit është i paracaktuar nga mazhoranca dhe e cilësoi atë si një “kurth politik”. Sipas draftit të PS-së, Bashkia Cërrik dhe Bashkia Belsh parashikohet t’i bashkohen Elbasanit, ndërsa Prrenjasi të bashkohet me Librazhdin. Himçi kritikoi edhe mënyrën e organizimit të konsultimeve në Elbasan. Ai tha se më 25 gusht konsultimet në 12 njësitë administrative janë planifikuar në të njëjtën ditë dhe orë, duke e bërë të pamundur monitorimin nga këshilltarët dhe qytetarët. Ai ngriti pikëpyetje edhe për faktin se konsultimi për gjashtë rajonet e qytetit do të...
Burimi:
syri.net