Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim dyditor në Pogradec, që zhvillohet sot dhe nesër. Gazetari i A2 CNN, Artin Halili, raportoi se, sipas burimeve të ndryshme, gjatë takimit është diskutuar për arritjen e objektivave nga drejtoritë dhe strukturat përkatëse. “Në rast se nuk do të kemi arritjen e objektivave nga drejtoritë e ndryshme, mirë është që të japin dorëheqjen pa u nisur për në Tiranë”, tha gazetari, duke iu referuar informacionit të marrë nga burimet. Sipas Halilit, nesër kryeministri, së bashku me drejtuesit e agjencive, pritet të bëjë një panoramë të proceseve që janë përcaktuar, si dhe të atyre që janë përfunduar.
Burimi:
javanews.al