Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër
Partia Socialiste ka nisur diskutimet për zgjedhjet vendore të vitit 2027 në takimin dyditor të thirrur nga kryeministri Edi Rama në rezidencën qeveritare në Drilon të Pogradecit. Mbledhja, ku marrin pjesë drejtuesit politikë të qarqeve, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe anëtarë të qeverisë, është fokusuar te prioritetet politike të sezonit të ri dhe organizimin e partisë në terren. Gazetari i A2 CNN Artin Halili bëri të ditur se në qendër të diskutimeve kanë qenë dy dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, që lidhen me mënyrën se si deputetët, ministrat dhe drejtuesit politikë duhet të komunikojnë me qytetarët dhe të forcojnë praninë e PS-së në komunitet. Sipas burimeve për A2 CNN, kryeministri ka folur për zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke kërkuar që kandidatët e ardhshëm të...
Burimi:
javanews.al