“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit
Konflikti me bashkëshorten që përshkallëzoi deri në dhunë e kërcënimin me armë ka vënë në pranga Elvis Kosovën, i njohur si ‘Visi i Garave.’ Policia e Vlorës bën me dije se kur ka hyrë në banesë ka gjetur një pistoletë, 3 krehra dhe dy pako me fishekë që tanimë janë sekuestruar. Pistoleta ishte e fshehur në kutinë ku ndodhen tubat e ujit. Njoftimi i policisë: Palasë/ Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, tre krehra dhe municion luftarak. Rreth orës 13:40 është marrë njoftim për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë...
Burimi:
javanews.al