VD-Mbyllet pas 7 orësh takimi! Rama dhe socialistët largohen nga vila qeveritare në Pogradec
pamje nga socialistët POGRADEC-Ka përfunduar pas 7-orësh mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarqeve. Në fokus të diskutimeve ka qenë dokumenti “Besa”, ndërsa të pranishmit kanë paraqitur sugjerime lidhur me përmbajtjen dhe zbatimin e tij. Mësohet se Rama u ka kërkuar një mendim se çfarë mendojnë për bashkëqeverisjen dhe bashkërendimin mes pushtetit qendror e lokal për ritëm më të shpejtë pune. Rama është ndalur në mënyrë të veçantë te roli që duhet të ketë secili nga drejtuesit në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtorët e institucioneve lokale. Nesër Rama do të takojë ministrat. Secili nga ministrat e kabinetit qeveritar pritet të paraqesë prioritetet e vitit të ri politik./ZËRI
Burimi:
zeri.ai