Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të kenë një tjetër derë të hapur për t’u rikthyer në tregun shqiptar të punës. Projektligji i ri për nxitjen e punësimit zgjeron përkufizimin e punëkërkuesit duke përfshirë edhe shtetasit shqiptarë me vendbanim jashtë Shqipërisë. Kjo do t’u japë mundësi edhe pjesëtarëve të diasporës të përfshihen në shërbimet dhe programet e punësimit në vend. Por jo vetëm shqiptarët jashtë vendit janë në fokus. Edhe të huajt që jetojnë ligjërisht në Shqipëri për qëllime punësimi do të kenë akses në shërbimet publike të punësimit, nga informacioni dhe orientimi profesional, te këshillimi dhe ndërmjetësimi për një vend pune. Synimi është edhe integrimi i fuqisë së huaj në tregun shqiptar dhe reduktimi i informalitetit. Ndërkohë, shteti kërkon të kuptojë më mirë se...
Burimi:
javanews.al