Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët
Tranzicioni demografik global, i karakterizuar nga ulja e shkallës së lindjeve dhe rritja e pritshmërisë së jetës, ka qenë një nga transformimet më me pasoja të shekullit të kaluar, me plakjen e popullsisë që ushqen një rrjedhë të vazhdueshme parashikimesh të zymta ekonomike. Nëse ekonomistët akademikë, organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë kombëtare bien dakord për vetëm një gjë, është se një shoqëri në plakje çon pashmangshmërisht në sklerozë ekonomike. Megjithatë, përvoja e 70 viteve të fundit ofron shumë pak mbështetje për këtë këndvështrim pesimist. Gjatë kësaj periudhe, rënia e lindshmërisë nuk e ka ngadalësuar rritjen e përgjithshme të PBB-së. Popullsia mund të jetë plakur dhe ritmet e shtimit të saj të jenë ngadalësuar, por ekonomitë nuk kanë ndjekur domosdoshmërisht të njëjtën trajektore. Batuta e famshme e...
Burimi:
javanews.al