Reforma Territoriale, një hartë e re nuk mjafton për të përmirësuar shërbimet

Reforma Territoriale, një hartë e re nuk mjafton për të përmirësuar shërbimet

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Shqipëria po përgatitet të ndryshojë për herë të dytë, brenda pak më shumë se një dekade, hartën e qeverisjes vendore. Projektligji i mazhorancës propozon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, duke bashkuar 15 prej tyre me njësitë më të mëdha fqinje. Por debati nuk duhet të kufizohet te numri i bashkive. Pyetjet thelbësore janë nëse harta e re do të arrijë të bëjë një menaxhim më të mirë të zonës në njësinë që mbulon pushteti vendor dhe do t’i përmirësojë realisht shërbimet për qytetarët. Përvoja e reformës së vitit 2014 nuk është inkurajuese. Bashkimi i 373 njësive vendore në 61 bashki synonte ekonomi shkalle, administrata më profesionale dhe shërbime më cilësore. Të ardhurat vendore u rritën për shkak se morën më shumë funksione dhe taksat e tarifat më të larta, por kjo nuk u përkthye në të njëjtën...