‘Protesta solli zgjimin e shoqërisë’/ Këlliçi: 212 profesionistët po ngrenë zërin, Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë

‘Protesta solli zgjimin e shoqërisë’/ Këlliçi: 212 profesionistët po ngrenë zërin, Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratës publike të 212 arkitektëve, urbanistëve, inxhinierëve, pedagogëve, studiuesve dhe profesionistëve të zhvillimit territorial, të cilët kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si po merret vendimmarrja mbi territorin e Shqipërisë. Këlliçi e ka cilësuar qëndrimin e profesionistëve si një reagim për t’u përshëndetur, ndërsa thekson se vetë firmëtarët pranojnë se reagimi i tyre duhet të kishte ardhur më herët. Sipas tij, mesazhi i deklaratës është i qartë: territori duhet të trajtohet si pasuri publike dhe si një përgjegjësi që u përket edhe brezave të ardhshëm. Këlliçi e lidh reagimin e profesionistëve edhe me zhvillimet e fundit të bëra publike nga “Albanian Files”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndikuar në mënyrën se si...