Mijëra protestues nga më shumë se 200 organizata dhe shoqat pritet të marshojnë për klimën, pak javë para zgjedhjeve

Mijëra protestues nga më shumë se 200 organizata dhe shoqat pritet të marshojnë për klimën, pak javë para zgjedhjeve

Rreth 10 mijë persona pritet të marrin pjesë sot në një protestë të madhe për klimën në Stokholm, në një kohë kur Suedia ndodhet vetëm pak javë larg zgjedhjeve parlamentare. Demonstrata organizohet nga më shumë se 200 organizata dhe shoqata dhe synon të ushtrojë presion ndaj qeverisë për forcimin e politikave për reduktimin e emetimeve. Qeveria e kryeministrit Ulf Kristersson, e cila ka ardhur në pushtet në vitin 2022 dhe mbështetet nga partia populiste Demokratët Suedezë është përballur me kritika për politikat e saj klimatike. Administrata ka ulur taksat mbi karburantet dhe ka reduktuar kërkesat për furnizuesit e benzinës dhe naftës për të përfshirë alternativa me emetime të ulëta karboni. Ekspertë në Suedi dhe jashtë saj kanë paralajmëruar se këto politika mund të rrezikojnë objektivat...