Vrasja e 20-vjeçarit portugez te “Principotes” në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata
Është gjetur thika e cila dyshohet se u përdor nga Sokrat Vata për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, në lokalin “Principote” në Ksamil. Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit. Gjetja dhe sekuestrimi i thikës së përdorur për krimin përbën një tjetër provë të rëndësishme për hetimin e ngjarjes, ndërsa pritet që thika t’u nënshtrohet ekspertimeve përkatëse. Viktima, Luis Miguel Varela Mendes, ishte 20 vjeç, me shtetësi portugeze dhe banim në Francë. Ai kishte mbërritur në Shqipëri më 16 gusht, vetëm dy ditë përpara vrasjes, së bashku me tetë miq nga Franca për të kaluar pushimet në jug të vendit. Grupi kishte planifikuar që më 26 gusht të largohej drejt Spanjës për të vijuar pushimet....
Burimi:
gijotina.com