‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përshëndetur deklaratën e 212 arkitektëve, urbanistëve, inxhinierëve, pedagogëve dhe studiuesve, të cilët kanë ngritur shqetësime për vendimmarrjen mbi territorin e Shqipërisë. Këlliçi thekson se territori duhet të konsiderohet pasuri publike dhe përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm. Ai e lidh reagimin e profesionistëve me zhvillimet e bëra publike nga “Albanian Files”, duke akuzuar Ramën për ndikim në zhvillimin e territorit. Postimi i plotë: Qëndrimi publik i 212 profesionistëve të fushave të arkitekturës, zhvillimit urban, të inxhinierisë, që kërkojnë të ndalet mënyra si po trajtohet territori nga Edi Rama, është për t’u përshendetur. Ata vetë e pranojnë se edhe më herët duhet të ishte reaguar. Mesazhi i kësaj deklarate është i qartë. Territori është pasuri publike dhe përgjegjësi për brezat që...
Burimi:
gijotina.com