Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë po u kërkon Rama ministrave dhe deputetëve

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë po u kërkon Rama ministrave dhe deputetëve

Takimi në Pogradec, i nisur rreth orës 11:30, vijon ende, ndërsa sipas burimeve brenda mbledhjes, në diskutimet e para është trajtuar dokumenti “Besa”. Të pranishmit kanë paraqitur sugjerimet e tyre lidhur me përmbajtjen dhe mënyrën e zbatimit të këtij dokumenti. Gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te roli që duhet të ketë secili prej aktorëve në strukturën drejtuese në nivel rajonal, përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtorët. Rama u ka kërkuar të pranishmëve mendime dhe propozime se si mund të përmirësohet marrëdhënia dhe bashkëpunimi mes ministrit, drejtuesit politik, deputetit dhe drejtorit në rang rajonal. Takimi pritet të vijojë me diskutime të tjera mbi organizimin dhe koordinimin e strukturave në qarqe. Në përfundim priten edhe detaje më të plota mbi çështjet e trajtuara...