Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një sërë porosish për drejtuesit politikë të qarqeve dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së zhvilluar në Pogradec. Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe “Dokumenti Besa” dhe “Prania Besnike”. Rama u ka kërkuar drejtuesve që t’i lexojnë me kujdes këto dokumente dhe t’ua përcjellin edhe kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të PS-së në degët lokale. Rama ka kërkuar gjithashtu një prani më të madhe të drejtuesve politikë në komunitete, duke i nxitur ata të jenë më pranë qytetarëve dhe problematikave të tyre. Një pjesë e diskutimit i është kushtuar reformës territoriale. Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të analizojnë arsyet pse në disa bashki të drejtuara nga socialistët ka pasur pakënaqësi dhe reagime negative. Në mbledhje është diskutuar...
Burimi:
gijotina.com