U kapën me mbi 5 kg heroinë e kokainë duke ikur drejt Durrësit, arrestohen dy persona, Oliger Torba, konferencë për mediat
Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Drejtimi”, pasi dyshohet se po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike me destinacion Durrësin.Raportohet se të arrestuarit janë shtetasit Mirland Herri, 51 vjeç, dhe Lutfi Hoxha, 41 vjeç.Sipas të dhënave paraprake, gjatë operacionit policia ka konstatuar një automjet tip “Benz”, me të cilin dyshohet se po transportohej lënda narkotike.Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një çantë me 7 pako, prej të cilave 4 pako me heroinë dhe 3 pako me kokainë.Në total, sipas të dhënave të policisë, sasia e sekuestruar arrin në 5 kilogramë e 244 gramë heroinë dhe kokainë. Drejtori i DVP Tiranë, Oliger Torba – Konferencë për medianPërshëndetje!Ju falënderoj për praninë tuaj sot, në këtë ditë pushimi, dhe...
Burimi:
kohajone.com