Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

Një operacion i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e dy personave, pasi dyshohet se po transportonin mbi 5.2 kilogramë heroinë dhe kokainë drejt Durrësit. 51-vjeçari Mirand Herri dhe 41-vjeçari Luftim Hoxha u kapën në flagrancë në rrugën “Kastriotët”, ndërsa droga u gjet e fshehur në një çantë brenda automjetit me të cilin po lëviznin. Policia njoftoi se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Njoftimi Mesditën e sotme, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Drejtimi”, gjatë të cilit u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për trafikim të drogave të forta, në sasi të konsiderueshme. Në kuadër të operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – Mirand Herri,...