Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

Pelegrinazhi i Madh i Malit të Tomorrit që kulmon në muajin gusht ka mbledhur bashkë me qindra mijëra qytetarë për ditë me radhë që mes lutjesh dhe ritesh të kremtimit të kësaj feste i janë drejtuar me besim Teqesë së Kulmakut në malin e shenjtë. Ngjitja drejt malit ka nisur që në ditët e para të pelegrinazhit. Besimtarët me qirinj në duar luten dhe kryejnë ritet tradicionale, ndërsa një prej momenteve më të rëndësishme është flijimi i qengjit, mishi i të cilit më pas piqet dhe ndahet mes pelegrinëve. Për shumë prej tyre, udhëtimi nuk përfundon në Kulmak. Ata vijojnë rrugën drejt majës së Tomorrit, në 2416 metra lartësi, duke e kthyer ngjitjen edhe në një përjetim shpirtëror. Dita e 22 gushtit shënoi kulmin e...