Veprat e Isa Alimusajt në fokus të ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar veprat e artistit Isa Alimusaj, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, të kuruar nga Hana Halilaj. Në fokus janë veprat “Figura II”, “Figurë lojë I” dhe “Figura në hapësirë”, të realizuara në vitin 1982. Përmes pikturës, vizatimit dhe kolazhit, Alimusaj eksploron raportin e figurës njerëzore me hapësirën dhe materialin, duke krijuar kompozime ku format lëvizin mes rrafshit dhe thellësisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 26 gusht 2026, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com